Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu njofton 31 590 doza të vaksinës Pfizer kanë mbërritur në vendin tonë.

‘31,590 doza të vaksinës Pfizer mbërritën pak minuta më parë në Aeroportin “Nënë Tereza”, duke e çuar në mbi 1 milion e 950 mijë numrin e vaksinave anticovid të mbërritura. #Vaksinohuni, vaksinohuni, vaksinohuni qendrat shëndetësore dhe qendrat e vaksinimit të përqëndruar janë të hapura çdo ditë, ku çdo qytetar +18 vjeç mund të vaksinohet pa kufizim, mjafton karta e identitetit.’- njofton Manastirliu.