Një modele e quajtur Natacha Rodrigues pretendon se ylli i futbollit, Cristiano Ronaldo e ka tradhtuar Georginën me të. Sipas deklaratës së saj për “The Sun”, ai i ka dërguar mesazhe fshehurazi për dy muaj rrjesht, para se të flinin bashkë.

Kjo ngjarje supozohet të ketë ndodhur pak kohë pas njohjes me 27-vjeçaren, Georgina Rodriguez. Modelja ka treguar për “The Sun” se i janë dashur katër vite për të harruar Cristianon, pasi ky i fundit e largoi nga jeta e tij.

Ajo ka paralajmëruar Georginën se futbollisti mund të bëjë të njëjtën gjë me të. “Cristiano më hodhi si një tullë dhe ai mund të bëjë të njëjtën gjë me Georginën. Unë u lëndova nga menyra se si ai më la, duke më bllokuar në Instagram pasi fjetëm bashkë. Akoma më dhemb”, ka thënë Natacha.