Autoriteti Rrugor Shqiptar njoftoi se, në aksin Kukës-Ura Zapodit si pasojë e shirave të ditës së sotme pati rënie materialesh në trupin e rrugës.

Sipas ARRSH-së, kompania e mirëmbajtjes ndërhyri menjëherë për pastrimin e rrugës nga inertet dhe për rikthimin në gjendje normale të qarkullimit të mjeteve në këtë aks rrugor.

‘Aksi momentalisht është i qarkullueshëm dhe vijon puna për të siguruar qarkullimin në të dyja senset e lëvizjes’, njofton ARRSH.