Për pak ditë ajo tashmë është bërë një atraksion dhe duket nga mbi një kilometër larg. Është një nga pikturat murale më të mëdha në botë, midis atyre që i dedikohen “Pibe de Oro”. Diego është i veshur me fanellën blu të Argjentinës, shumë e ngjashme me atë të Napolit. Gjithashtu, sfondi të kujton ish-San Paolo, tani stadiumi “Diego Armando Maradona”.

Mega-muralja u krijua duke pikturuar murin e zyrës së biletave të stadiumit “República de Italia” në Ciudad Evita, qytet me 70 mijë banorë, 25 kilometra nga Buenos Aires dhe jo shumë larg nga Aeroporti Ndërkombëtar “Ezeiza”. Ky është një “haraç” i jashtëzakonshëm për Diego Armando Maradonën nga një klub që po lufton midis Serie D dhe C të futbollit argjentinas.

Presidenti Antonio Amerise u prek dukshëm në përurimin e kësaj muraleje, edhe sepse shumë kore të fansave ishin në përzierje italo-napolitane: “Për më të madhin nga të gjithë. Është një nderim nga klubi sportiv italian për futbollistin më të mirë të të gjitha kohërave, për atë që me të drejtë e duan në Itali si në Argjentinë. Përgjithmonë Diego”. Në përurimin e makro-pikturës, krijuar nga kompania “Lepetit”, u organizua një shfaqje me fishekzjarre dhe arien “No dorma” nga Giacomo Puccini, me zërin e Luciano Pavarotti. Veçantia e veprës është dukshmëria e saj nga një distancë e madhe.