Tirana, kryeqyteti i larmishëm tashmë po i ofron qytetarëve dhe vizitorëve të huaj një pamje tjetër, ku muret me tulla në disa rrugë, janë zëvendësuar me murale, të cilat po zbukurojnë qytetin.
Fotografët e Agjencisë Telegrafike Shqiptare kanë fokusuar disa imazhe të këtyre muraleve në disa rrugë të Tiranës, të cilat i kanë dhënë kryeqyteti hijeshi ku përveç ngjyrave dhe artit që ato pasqyrojnë kanë dhe mesazhet e tyre.
Muralet i kanë dhënë një tjetër imazh disa rrugëve në kryeqytet si në Komunën e Parisit, në Unazën e Vogël, dhe ura e Selitës.
Ato janë kuruar nga Helidon Haliti dhe grupi i piktorëve të huaj Gjermania, Spanja, Greqia, Italia dhe Serbia, që kanë ardhur në Tiranë enkas për muralet.