Politikani dhe biznesmeni Ilir Dashi është ndarë nga jeta në mënyrë të parakoshme. Ilir Dashi ka shërbyer në disa detyra të rëndësishme shtetërore, ndërsa ka qenë i angazhuar edhe me LSI-në, ku ka drejtuar edhe degën e kësaj partie në Tiranë.

Konkretisht ai ka mbajtur detyrën e drejtorit të QSUT-së, si dhe të drejtorit të hekurudhës. Dashi gjithashtu ka qenë i angazhuar vite më parë në kinematografinë shqiptare, ku ka luajtur në disa role filmash.