Granit Xhaka do duhet të ndalet. Burime për mediet angleze bëjnë me dije se mesfushori ka pësuar këputje të ligamentit dhe do duhet të qëndrojë 6-8 javë jashtë fushave.
Në ditët në vijim do të ketë më shumë informacione për dëmtimin dhe kohën sa do mungojë ylli i Arsenal dhe Zvicrës.
Lajmi i mirë është se ai nuk ka pësuar këputje të ligamentit kroçiat, çka do ishte një dëmtim shumë më i rëndë dhe i vështirë për t’u rikuperuar.