Boksieri Florian Marku që sot dylufton për titullin e parë në karrierë ka mbërritur në stadiumin e Tottenham. 28-vjeçari nga Lushnja do të ndeshet me ukrainasin Maxim Prodan për titullin IBF në kategorinë Welterweight.
Evenimenti që kulmon me ndeshjen e Anthony Joshua nis në orën 19:00 me atë shqiptare, ndërsa përballja e Markut mund të ndodhë rreth orës 20:00.
Marku vs Prodan është dueli i tretë i mbrëmjes, ndërsa në një intervistë për Report TV Marku ka deklaruar se do të bëj krenar të gjithë shqiptarët, qe sonte pritet të jenë te shumtë në stadiumin e Londrës.