Shumë herë kërkojmë arsyet prapa lodhjes dhe përgjumjes së pashpjegueshme gjatë ditës. Edhe pse lodhja mund të jetë simptomë e sëmundjeve të ndryshme siç janë çrregullimet e tiroides apo mungesa e hekurit, fajtori mund të fshihet dhe tek zakonet e këqija të jetesës.
Konsumimi i tepërt i karbohidrateve të rafinuara- Konsumimi i tepërt i karbohidrateve të rafinuara mund të çojë në një ndjenjë lodhjeje, për shkak të rritjes së niveleve të sheqerit në gjak, të ndjekur nga një rënie po aq e shpejtë. Përpiquni t’i zëvendësoni me fruta dhe perime që janë të pasura me fibra dhe mundin lodhjen dhe pagjumësinë.
Jeta sedentare-Aktiviteti i zvogëluar fizik shpesh fshihet pas mungesës së energjisë. Prandaj është e rëndësishme të rrisni aktivitetin fizik në jetën tuaj.
Mungesa e proteinave-Proteina përshpejton metabolizmin dhe, përveçse është aleate në humbjen e peshës, mund të ndihmojë edhe në uljen e lodhjes. Konsumoni bajame, arra, vezë të ziera me bukë integrale, djathë me pak yndyrë etj.
Hidratim joadekuat-Studimet kanë treguar se dehidratimi mund të zvogëlojë nivelet e energjisë dhe aftësinë për t’u përqendruar. Edhe pse sasia e ujit që i nevojitet një personi varet nga faktorë të tillë si pesha, mosha, gjinia dhe shpeshtësia e aktivitetit fizik, përfitimet janë të zakonshme për të githë dhe shtohen kur e nisim ditën me një gotë ujë.
Stresi i shtuar-Stresi dhe paaftësia për ta menaxhuar atë shoqërohen me lodhje dhe energji të ulët. Lehtësimi i stresit mund të arrihet me teknika të tilla si joga, meditimi ose duke miratuar modele specifike të të ngrënit.