Përfundon me skena skandaloze kampionati kombëtar i boksit, i cili u zhvillua këtë të shtunë në Shkodër.
Në një prej dueleve për titull, grushtet vijuan edhe jashtë ringut. Shkak u bë kontestimi i ekipit të Tiranës për një prej rezultateve të dueleve, debat që nxititi reagimin e publikut shkodran që më pas humbi kontrollin.
Duke shfrytëzuar praninë e vetëm 2 punonjësve të forcave të sigurisë, dhjetra tifozë zbritën nga shkallët duke sulmuar trajnerin dhe boksierët e Tiranës.
Situata përfundoi pa pasoja të rënda ndërkohë që klubi i Tiranës tërhoqi të gjithë sportistët nga garat e mbetura dhe nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare i bën thirrje Federatës Shqiptare të Boksit të marrë masat e duhura për incidentin e krijuar.