Rreth 1 vit më parë, këngëtarja e njohur Eni Koçi u infektua me Koronavirus. Ajo e mori veten dhe siç u shpreh në atë kohë, pa shqetësime serioze.

Mirëpo, ndonëse ka kaluar plot 1 vit, Enit nuk i është kthyer ende shija apo nuhatja. Këtë e ka bërë të ditur vetë këngëtarja, gjatë një bisede me ndjekësit në rrjete sociale.

“E kam kaluar Covidin përpara një viti. Por ende vuaj pasojat me shijen dhe nuhatjen (parosmia)”, ka shkruar Eni.