Numri i rasteve me koronavirusin e ri (COVID-19) në Gjermani ka tejkaluar shifrën katër milionë, sipas Institutit Robert Koch (RKI). Instituti Robert Koch (RKI) njoftoi se në 24 orët e fundit në vend janë shënuar 10 453 raste me COVID-19, duke e çuar numrin total të rasteve me COVID-19 në 4 005641.
Më tej thuhet se si pasojë e COVID-19 në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 21 persona, duke e rritur numrin e viktimave nga virusi në 92 346. Numri javor i rasteve të reja në 100 mijë persona ka arritur në 83.1. Kjo shifër e cila në fillim të korrikut ra deri në 4,9 për qind, më 2 gusht u rrit në 17.8, më 30 gusht në 75.8 dhe dje kjo shifër u regjistrua në 80.7.
Në Gjermani 65,7 për qind e popullatës e kanë marrë dozën e parë të vaksinës kundër COVID-19 ndërsa 61,2 për qind dozën e dytë.