Në media është duke vazhduar që të përflitet për një lidhje të mundshme në mes të Atdhe Xheravinës dhe moderators, Bora Zemani. Kjo ka ardhur pasi Atdheu ka shprehur hapur simpatinë që ka ndaj Bora pas daljes nga emisioni. Ai madje ka thënë se dhe vajzën dëshironte ta quante “Nala” njësoj siç është shprehur Bora. Gjithashtu “Kryefjala” shpërndau një foto ku dukeshin bashkë Bora me Atdheun, por nuk dihej nëse bëhej fjalë për tani afër apo kohë më parë.
Bora postoi një InstaStory, në të cilën i sqaroi të gjithë: Mqs më kanë pyetur qoftë në Insta, qoftë familjarët dhe duan të sqaroj këtë video.. Video e “kapjes mat” është hedhur para nja dy muajsh në YouTube dhe prap është komentuar keq, por s’kam dashur të reagoj për çdo lajm që del. Por mqs qënka rinxjerrë e shitet si e tanishme po ju them që është bërë gjatë tour-it. Këtu jemi në Shkodër ku kemi ndaluar i gjithë stafi për drekë. Ndaj boll me këto lajme se u bë bajat,- u shpreh Bora. Bora është shprehur përmes një pyetësori të realizuar me ndjekësit e saj në faqen e brand-it të saj “Bzzz Company” se është 100% single. Mesa duket moderatorja dhe ish-konkurrenti i Për’puthen NUK kanë asnjë lidhje bashkë.