Ish sh-konkurrentja e “Për’puthen”, Tea Trifoni ka nisur një karrierë të re si moderatore në “Top Channel”. “Gra dhe goca” titullohet formati i bashkëmoderuar gjithashtu nga Olesia Leço, Fatma Haxhialiu dhe Krista Merkoçi. Ky program i dedikohet gjinisë së tyre, ku vajzat tregojnë se mund të bëjnë gjithçka që bëjnë burrat, madje mund ta bëjnë edhe mbi taka!
Tea ka ndarë disa foto të shkëputura nga emisioni ku ajo që ka marrë vëmendjen e të gjithëve ka qenë komenti i Arjanit. “Tea suksese ne “aventuren” e re televizive! Je shume mire por te takonte nje emision krejt tendin. Kam merak se aty nuk do te mund te shfaqesh tere aftesine tende ne ekran. Ruaju mos te te mbyse paaftesia e te tjereve! Suksese!”, i ka shkruar Arjani. Pas këtij komenti, ndjekësit kanë qenë të bindur se thumbi “ruaju mos të të mbysë paaftësia e të tjerëve” i është drejtuar pikërisht Fatmës, e cila është një ndër moderatoret e programit “Gra dhe goca”
Sot, ky koment u diskutua. Tea ka thënë se Arjani s’ka patur probleme me vajzat e tjera ,por duket se e ka me Fatmën. Fatma tha: Unë me Arjanin di që u përshëndetëm në studiot e TCH. E padashur që ti drejtohet veçanërisht, Fatma ka dhënë një mesazh për ndjekësit. “Sa do të frustruar, të bullizuar që të jeni duhet të plotësoni veten tuaj që të mos cënoheni nga të tjerët. Nëse jeni të plotësuar, askush nuk ju cënon”.