Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike njofton se ditën e nesërme në disa zona të Tiranës do të ndërpritet energjia elektrike. OSHE bën me dije se energjia do të ndërpritet pjesërisht nga ora 09:00-15:00 në Rrugën e Elbasanit, Rrugën Kol Marubi, Rrugën e Luleve etj.

Njoftimi i plotë i OSHEE: Në vazhdim të investimit për fuqizimin e rrjetit të shpërndarjes në kryeqytet, nesër, datë 8 shtator do të kryhen punime në disa kabina dhe fidera. Më poshtë oraret e kufizimit dhe zonat që preken nga këto punime: 09:30-14:00 Pjesërisht: “Rruga e Elbasanit”, (Shtëpia e Fëmijës ‘’Zyber Hallulli’’),

09:00-15:00 Pjesërisht: Rruga “Kol Marubi”,”Rruga e Luleve” 10:00-12:00 Pjesërisht: Stërmas, Dumje, Vishnje 10:00-15:00 Dajt, Besh, Murrizë, Vilëz, Zgurë, Bruz, Rrënzë dhe 3 lagje nga fshati Zallbastar. Verri, Skrep,Urë, Fag, Vakmon, Derje, Shëngjergj.