Sot në ‘Abc e Pasdites’ u njohëm me Dorina Papranikun, 19 vjeçaren shqiptare e cila ka përfaqësuar veten në ‘Miss New York USA 2021’. Në programin nga Ermal Peçi, bukuroshja shqiptare nuk ngurroi të ishte transparente mbi të gjitha aspektet e jetës së saj. E rritur nga një familje shqiptare me origjinë dibrane në mes të New York-ut, modelja shprehu se prindërit fillimisht ishin skeptik për vendimarrjen e saj por më tej u treguan tejet suportues. Ndër të tjera Dorina shprehu se është shumë e lumtur që mundet të shfaq rrënjët e saj shqiptare nëpër kompeticionet më të mëdha të bukurisë, duke cilësuar se plani e së ardhmes është “Miss Universe”. Më pas ndaloi edhe në çështjet më personale të jetës së saj. E lakuar nga portalet si ‘kunata e Bebe Rexhës’, teksa u pyet nga moderatori Ermal Peçi mbi vërtetësinë e këtyre lajmeve, ajo pohoi se prej kohësh është në një lidhje me vëllain e këngëtares, Florent Rexha.

Pyetjes nëse Florenti xhelozonte apo nuk dakordonte me pjesëmarrjen e Dorinës në kompeticione bukurie, kjo e fundit u përgjigj negativisht, duke shtjelluar se ai tashmë është kthyer në mbështetjen e saj më të madhe. A do të ketë një dasëm? Sipas Dorinës, ky është një plan për një të ardhme të largët, por nuk e mohoj faktin se do të martohet me Florentin. ‘Na pëlqen dasma tradicionale, jemi familje të mëdha. Duhet të presim pak’ – shtoi ajo. Për këto edhe më tepër detaje, ju ftojmë të ndiqni videon në kanalin e YouTube.