A do ju kishte shkuar ndonjëherë ndërmend se Eneda Tarifa dhe Mona Lisa kanë ngjashmëri? Epo nëse ju nuk e keni menduar ndonjëherë një gjë të tillë, ka të tjerë që janë të mendimit se “po” dhe madje kanë gjetur dhe foto për të bërë krahasimin. “Dikush e bëri këtë disa muaj më parë për mua. Si ju duket? Kuptohet nuk ngjajmë fare në karakter”, shkruan me të qeshur këngëtarja.

Në fakt, poza e Enedës për krahasim është mjaft e gjetur pasi nga qëndrimi i saj mund të themi se ka ngjashmëri me atë të Mona Lisa-s në pikturën e famshme në gjithë botën, realizuar prej Leonardo Da Vinci-t. Kujtojmë se më herët, Eneda Tarifa konkurroi në “Kënga Magjike” me një duet shumë të veçantë me këngëtarin italian, Walter Ricci.

Rikthimi i Enedës në “Kënga Magjike” e habiti jo pak publikun, për shkak se 2 vite më parë ajo fitoi çmimin e madh me këngën “Ma zgjat dorën”. Para disa kohësh, në një intervistë për “Abc e Pasdites”, ajo ka sqaruar arsyet e këtij vendimi.

“I ka ndodhur Aurelës që pasi fitoi çmimin u rikthye prapë. Pjesëmarrja ime në Kënga Magjike është një detyrim moral artistik ndaj të vetmeve veprimtari, aktiviteteve muzikore që kemi në Shqipëri. Unë jam në garë’’, tha Eneda.