Gazeta “Koha Jonë” e Nikoll Lesit shkruan se reforma në drejtësi kërkon me patjetër një kurban, dhe dhe më të mundshmit janë Sali Berisha dhe Ilir Meta.
“SPAK po punon, po grumbullon fakte për sejcilin, por akoma nuk ka nisur furgonin e policisë te ndonjeri prej tyre.
Ambasadorja amerikane Yuri Kim është e vendosur për këtë Reformë në Drejtësi.
“Peshqit e mëdhenjë” po shikojnë se si t’ja fusin njeri tjetrit dhe të mos përfundojnë për vete në rrjetën e SPAK!
Pa dashje apo ia ofruan rrjetën e “peshkut” duket si ishte i pari presidenti Meta që e humbi drejtpeshimin e përhershëm dhe orientimin, pikërisht atë veti që e kishte karakterizuar që nga fillimi i hyrjes në politikë.
Nuk dihet saktësisht se pse sulmoi ambasadoren amerikane para zgjedhjeve, një veprim pa sens dhe pa logjikë politike, kur dihet se ambasadorja nuk është një person fizik, por një shtet.
Yuri Kim është SHBA!
Ilir Meta, mund të jetë i fundit nga lista e “peshqëve të mëdhenjë”, pasi ka qenë dy vjet e pak muaj kryeministër, kurse Edi Rama, Sali Berisha kanë nga 8 vjet të plota, ndërsa Fatos Nano afro 5 vite në dy mandate si kryeministër.
Se ç’pati presidenti që e trazoi vetë “rrjetën e peshkut”, vetëm ai e di!
Por fati për Ilir Metën dhe të tjerët duket se është Sali Berisha, pasi u shpall non grata nga SHBA me një akuzë shumë të rëndë.
Me atë akuzë ose me saktë nga teksti i thënë nga sekretari amerikan i shtetit, ish-kryeministri Berisha duhej të ishte në burg.
Por Berisha kërkon dhe përballet me akuzën amerikane, duke kërkuar që “më jepni fakte” dhe përballemi në gjyq.
Berisha nuk po dorëzohet!
As amerikanët që po bëjnë gati dosjen, nuk do dorëzohen!
Do të ishte një në një milion raste nëse Berisha shpëton nga kjo që po i kurdisin.
Kjo betejë e madhe duket se do ketë një kurban!
Kurbani i parë, nga të mëdhenjtë, mund të shpëtojë të tjerët, të paktën për ca muaj!
Sepse reforma në drejtësi e do një kurban, tani, këto muaj!
Ndërkohë Edi Rama dhe Lulzim Basha kanë interes të merren vesh me njeri-tjetrin që ta spostojnë rrjetën e peshkut te Berisha dhe Meta.
Kurse Fatos Nano po gëzon pleqërinë e tij dhe nuk po flet!
Ai nuk ndjehet dhe bën mirë pasi mund të kujtohen dhe ti çojnë “rrjetën e peshkut”.
Ai nuk ka as fuqi ta tundë rrjetën!
Pa e zgjatur më: Kjo vjeshtë një “Peshk të Madh” do ta pjekë në tigan”, shkruan gazeta e Lesit.