Nikollë Lesi ka përkrahur vendimin e presidentit Ilir Meta për të dekretuar shpejt Edi Ramën si kryeministër të Shqipërisë.
Në një shkrim të botuar në Koha Jonë, thuhet se s’ka arsye për pengesa pasi edhe Basha bashkëpunon me Ramën.
“Presidenti Meta firmosi sot dekretin për Edi Ramën si kryeministër i Shqipërisë.
Shumëkush mund të thotë pse e firmosi se PS-ja ka blerë dhe manipuluar votat.
Por hajde e vertetoje!
KQZ firmosi, kurse Kolegji Zgjedhor vulosi se zgjedhjet i ka fituar Edi Rama dhe PS.
Edhe OSBE-ODIHR pak a shumë e dha miratimin.
Departamenti Amerikan i Shtetit uroi Edi Ramën si fitues.
Bashkimi Europian, gjithashtu!
Ish-kryeministri Berisha deklaroi se Lulzim Basha është në akord dhe në bashkëpunim sorosian me Edi Ramën.
E pse duhet që Ilir Meta të mos e firmosë?!
Kjo është Demokracia shqiptare, pasi ndërkombëtarët preferojnë me shumë STABILITETIN dhe jo DEMOKRACINË.
Mirë veproi Presidenti, e firmosi kur të gjithë janë dakord, pra edhe kur kryetari de jure i PD-së ka punuar e punon për Edi Ramën, pse u dashka që Ilir Meta të dalë me gjoks para këtij FRONTI, të cilët ditën zihen sa për fasadë dhe natën flasin video-call me gotën e shampanjës në dorë”, shkruhet në shkrimin e përcjellë nga gazeta e Lesit. (TemA)