Ka nisur votimi për zgjedhjen e Kryetares së re të Kuvendit të Shqipërisë në këtë sesion të dytë të legjislaturës së re parlamentare.
Deputetët demokratë kanë zgjedhur një formë simbolike për të shprehur vendimin e tyre kundër zgjedhjes së Lindita Nikollës në krye të Kuvendit, duke grisur fletën e votimit dhe duke e hedhur përtokë afër kutisë së votimit.