Ish-presidenti Bujar Nishani ka dhënë alarmin se PD-së i janë vënë minat nga Lulzim Basha që në kohën kur ka marrë drejtimi.
Me anë të një shënimi në Facebook, Nishani shkruan se Basha sot nuk po dëmton vetëm Partinë Demokratike por edhe interest e Shqipërisë. “ Ky është bashkëpunimi më i turpshëm i L. Bashës me E. Ramën në dëm të Interesit Kombëtar dhe në interes të Destabilitetit Rajonal”, shkruan ndër të tjera Nishani.
Statusi i plotë:
L. Basha sot nuk po dëmton thjesht e vetëm Partinë Demokratike.
Asaj partie ai i ka vënë minat me kohë e aq shumë sa e ka dëmtuar nuk ka ku ta çojë më.
L.Basha sot po dëmton rëndë Shqipërinë dhe Interesin Kombëtar.
Pse Shqipëria dhe Interesi Kombëtar janë duke u dëmtuar rëndë prej L. Bashës ?
Në një kohë që Shqipëria drejtohet nga një qeveri thellësisht antikombëtare, vasale e qarqeve më shqiptarofobe të Beogradit, kësaj qeverie s’ka kush ti dalë përballë e ta rrëzojë !
Ndërkohë që Serbia po kërcënon rëndë për destabizimin e të gjithë rajonit dhe po pregatitet me shpejtësi për një luftë të re rajonale, qeveria në Shqipëri shërben se make up i shëmtuar i hegjemonisë serbe në Ballkan, opozita e L. Bashës fshihet dhe nuk guxon të ngrejë popullin në këmbë kundër kësaj qeverie kolaboracioniste.
L.Basha e ka kthyer PD dhe opozitën në një fasadë të shëmtuar të qeverisjes së E. Ramës.
Ky është bashkëpunimi më i turpshëm i L. Bashës me E. Ramën në dëm të Interesit Kombëtar dhe në interes të Destabilitetit Rajonal.
Partia Demokratike duhet shpëtuar sa më parë që të shpëtojë Shqipëria. ??.