Për Big Mamën dhe familjen e saj është një ditë shumë e lumtur pasi ka ardhur në jetë një bebe. Përmes një postimi në Instastory, këngëtarja ka treguar se ka ardhur në jetë mbesa e saj.

“Takimi i parë me hallën. Mirë se na erdhe Doa. Paç jetë të gjatë dhe të lumtur”, ka shkruar Big Mama duke postuar një foto të vogëlushes, por duke ia mbuluar fytyrën.

Kujtojmë që pak muaj më parë këngëtarja solli projektin e saj më të fundit që mban titullin “Kanagjegji”.