Një ditë pasi Shtetet e Bashkuara te Amerikws larguan ushtarin e tyre tw fundit nga Afganistani, duke i dhënë fund pranisë 20-vjeçare të vendit, presidenti amerikan Joe Biden mbrojti vendimin e tij për të tërhequr trupat dhe vuri në dukje veprimet e ”lojtarëve” të tjerë, gjë që çoi në një dalje kaotike. “Unë nuk kam ndërmend t’a zgjas këtë luftë përgjithmonë,” theksoi Biden.

Duke folur për Shtëpinë e Bardhë, Biden akuzoi ish -qeverinë afgane dhe forcat afgane të sigurisë se “ia dorëzuan vendin armikut të tyre, talebanëve”, dhe theksoi se administrata e mëparshme kishte arritur një marrëveshje me talebanët për tërheqjen.

Ndërsa mori përgjegjësinë për vendimin, ai shtoi se sfidat e hasura gjatë tërheqjes ishin të pashmangshme. Me përfundimin e luftës në Afganistan, Biden theksoi se, “ne duhet të mësojmë nga gabimet tona”. Vendosjet e ardhshme duhet të kenë qëllime të qarta dhe të arritshme, dhe gjithashtu duhet të përqëndrohen “në interesat themelore të sigurisë kombëtare amerikane”.