Jona Spahiu dhe Bes Kallaku ishin të ftuar pasditen e sotme në “ABC e Pasdites”, ku kanë ndarë surprizat e reja që do të shfaqen për shikuesit në “Kosherja Show”. Spektakli i humorit nis sezonin e dytë të dielën. Gjatë emisionit ata kanë folur për detaje të ndryshme dhe të pathëna nga jeta personale.
Ndër të tjera moderatorët janë pyetur nëse kanë menduar të largohen nga ekrani dhe Shqipëria. Dhe të dy pohuan të njejtën gjë: PO. “Si unë, si Jona e kemi menduar largimin. Shumë trishtim që dikush që ka një karrierë të konsoliduar, të mendosh largimin. Mbi të gjitha, ndonjëherë të bëjnë njerëzit të lesh vendin tënd. Më ka thënë një prift këtë vend e ka bekuar Zoti por nuk e do robi’, përfundoi Besi.
Ndër të tjera, Besi ka pohuar se do të vazhdojë me personazhin e Gjinit, pasi pavarësisht viteve është gjithmonë aktual. “Sa te këtë PD, Kosherja do ketë Gjinin”, tha ai me plot humor.