Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Ball në një deklaratë për mediat komentoi debatin me kreun e PD-së Lulzim Basha në Kuvend, pak pasi opozita braktisi seancën.

Balla u shpreh i keqardhur që opozita sipas tij gjen arsye të paqena për debat që në seancën e parë, kur një gjë e tillë është në kundërshtim me rregulloren.

“Unë nuk e fsheh keqardhjen lidhur me mungesën e arsyes për tu larguar nga një seancë që siç përcaktohet në rregullore është seance dakordësie e plotë. Fryma e neneve 21/21 përcakton qartë që në këtë seancë nuk mund të kemi debat me njëri-tjetrin. Ndiqet parimi që ka një deputet në një komision. Ajo që unë propozova ishte për ti lënë më shumë kohë dhe hapësirë deputetëve të LSI, për të propozuar edhe ata anëtarët e komisioneve.

Shpresoj dhe besoj që edhe kjo ngjarje e sotme të mos përsëritet më në seancat pasardhëse. Koha për debate dhe sherrnajë ka përfunduar. Kemi një mandat të rëndësishëm për të çuar përpara. Nuk mund të gjejmë arsye të paqena për debat apo për tu larguar nga seanca plenare. Dëshira jonë ishte që komisionet të fillonin menjëherë punë. U informuam që do kemi edhe dy grupe të tjera parlamentare, dhe i bie që edhe në Konferencën e Kryetarëve të jemi barazim. Edhe pas një gjuhe të papranueshme nga opozita, do përpiqemi të gjejmë rrugë të dialogut dhe komunikimit”, tha Balla.