Oracle sjell Java-n në gjeneratën e saj të 17 -të. bNga sot, Java 17 është në dispozicion: një version i ri i gjuhës programuese dhe një version i ri i asaj që është platforma më e përhapure zhvillimit në botë. Të rejat? Performanca, stabiliteti dhe siguria, duke punuar kështu në aspektet themelore me të cilat ‘release’ duhet të plotësojë nevojat e tregut.
Java 17 dhe ‘future release’-Përveç evolucioneve makroskopike të versionit, shtohen edhe 14 JEPS (JDK Enhancement Proposal), “novacione që përmirësojnë më tej Java për të ndihmuar zhvilluesit të jenë më produktivë”.
“Gjatë tre viteve të fundit, ne kemi kuptuar se sa i duan zhvilluesit veçoritë më të fundit. Një nga sfidat më të mëdha me të cilat përballen zhvilluesit Java sot është se organizata e tyre u lejon atyre të përdorin vetëm versionin e fundit të LTS.
Duke spostuar’release’ e LTS në çdo dy vjet, zhvilluesit që punojnë në kompani “konservatore” tani kanë më shumë zgjedhje dhe qasje në veçoritë që ju pelqejnë dhe duan të përdorin,- Georges Saab, Nënkryetar i Grupit të Platformës Java për Zhvillim, Oracle
Versioni tjetër që pritet është Java 21, i planifikuar për në Shtator 2023, me frekuencën e lëshimeve të LTS të cilat kështu do të kalonin nga një cikël trevjeçar në dyvjeçar. Mbështetja Java 17 është e garantuar deri në shtator 2029.