Victor Osimhen po bën të vuajnë shumë mbrojtjet kundërshtare në këtë fillim të sezonit. Sulmuesi po rritet shumë në drejtimin e Luciano Spalletti-t. Napoli fiton dhe bind në krye të renditjes; luan bukur dhe shënon shumë, duke shfrytëzuar në maksimum karakteristikat e Osimhen. Ish-sulmuesi i Lille ka shënuar 6 gola në 5 ndeshje dhe si ai ka bërë vetëm Karim Benzema. Paraqitjet e sulmuesi nigerian kanë ndikuar edhe në çmimin e kartonit.

Sipas La Gazzetta dello Sport, skuadrat që e kanë vënë në shënjestër janë Chelsea, Manchester United, City, PSG dhe Real Madrid. Çmimi i futbollistit është dyfishuar. Nga 60 milionë eurot e shpenzuar nga Napoli për ta marrë nga Lille, tani ka arritur në 120. Shumë, aq sa vitet në kontratën e lojtarit që skadon në vitin 2025 dhe që mund të zgjatet. Sipas Gazzetta dello Sport, në fakt, Napoli ka ndërmend t’ia zgjasë me një vit tjetër, deri në 2026-ës.