Edi Paloka përkujtoi sot Azem Hajdarin ku tha se ai dhe Sali Berisha janë pjesa më e mirë e historisë.
Ndër të tjera ai shkruan:
“23 vite me pare ne humbem Azem Hajdarin ne nje pusi te ngritur nga bandat e pushtetit! Humbem nje nga luftetaret e vertete per liri dhe te drejta, mbase te paperseritshem ne llojin e tij! Azemi eshte nje pjese thelbesore e historise se PD dhe pluralizmit ne Shqiperi.
Azemi eshte shembulli me i qarte se liria dhe te drejtat fitohen ne beteja balle per balle, ne beteja te forta e te veshtira, qe mund te kerkojne dhe sakrifica sublime, por pa te cilat eshte e pamundur te fitohet. Azem Hajdari dhe Sali Berisha jane pjesa me e mire e historise sone, te historise se shqiptareve gjate ketyre 30 viteve pluralizem!
Nderimi i kesaj historie nuk eshte thjeshte detyrim moral i yni, por detyrim ndaj vlerave dhe bazamentit te parimeve mbi te cilin duhet te ngrihet dhe e ardhmja e ketij vendi!
Respekt e nderim!”, nënvizon Paloka.