Ambasadorja amerikane Yuri Kim do të zhvillojë një takim me kreun e Partisë Demokratike Lulzim Basha. Ky takim do të jetë ballafaqimi i parë i ambasadores Kim me Bashën, pasi ky i fundit vendosi të përjashtojë nga grupi parlamentar i PD, Sali Berishën.

Takimi mes ambasadores Kim dhe kryedemokratit Basha do të zhvillohet në orën 16:00 në selinë e Partisë Demokratike. Ndërsa ende nuk ka asnjë detaj në lidhje me atë që pritet që të diskutohet në këtë takim.