Analisti Çim Peka, komentoi vendimin e kryetarit të PD, Lulzim Basha për përjashtimin nga grupi parlamentar të ish-kryeministrit Sali Berisha. Peka tha se Basha është shantazhuar pasi do i publikonin dosjen dhe vendimin që edhe ai është non-grata në SHBA. “Basha po shantazhohet, se me çfarë po shantazhohet, këtë nuk e di. Ai e ka të qartë se e ka ndarë PD-në. Lulzim Basha ka 3 vjet që është non-grata. Ka 3 vjet që nuk shkel në SHBA. Basha nuk kishte leje që të mos jepte dorëheqjen. Ai ishte i kapur. Si dhe pse, këtë e di zoti Basha.

Një gjë është e sigurt, Basha është peng. Sot problemi nuk është më Edi Rama. Ai ka bërë zgjidhjen më të shkurtër, ka kapur dhe ka blerë kreun e opozitën. Basha nga dje e mbrapa do bëjë çfarë t’i thotë Rama. Kurse Rama do bëjë çfarë t’i thotë Rruga e Elbasanit. Nga sot ne nuk kemi opozitë,” tha Peka. “Basha ka shpëtuar veten përkohësisht nga publikimi i dosjes dhe shpalljes non-grata,” tha Peka.