Disa njerëz i tremb vetëm ideja se mund të jenë sërish në krahët e ish-it. Të tjerë e ëndërrojnë. Me Hënën e Re nga Virgjëesha në Peshore, prej ditës së sotme, tre shenja janë të predispozuara të hidhen në krahët e tij/saj.

Virgjëresha-Të gjithë e dinë se sa e urren ti atë. Nuk ke lënë njeri pa ia treguar historinë me të. Mbase nuk e urren dhe aq sa thua. Mund të rikthehesh me të, por do të duhet të justifikohesh gjatë tek të tjerët. Mund të marrësh edhe mësimet prej ndarjes që patët.

Akrepi-Ju dëshironi të ktheheni së bashku, sepse nuk keni mbaruar punë ende me të. Nuk ke ndërmend të kthehesh me të për dashuri, do thjesht ta kesh afët për t`u hakmarrë edhe ca. Ai ka bërë gabim dhe ti nuk je gati ta lësh të ikë i qetë. Mezi pret ta shikosh të vuajë.

Shigjetari-Do ktheheni bashkë, por jo në mënyrën që ti mendon. Mbase do jetë një fëmijë i përbashkët që do t`ju lidhë përgjithmonë, por kohët e mira mes jush kanë marrë fund. Ajo që do keni tani do jetë një lidhje “për hir të…”. Do donit të rrinit sa më larg njëri-tjetrit, por ruani qetësinë. Në fund jinni mirënjohës që të paktën nuk do ju duhet të jetoni bashkë.