Për herë të parë për të gjithë pacientët e jugut, në Spitalin Rajonal Memorial në Fier ofrohet diagnostikimi i sistemit nervor periferik të muskujve. Vetëm gjatë kësaj periudhe më shumë se 100 EMNG janë kryer nga Prof.Dr. Omer Karadas, në bashkëpunim të ngushtë me stafin e tij.

Kjo është një procedurë diagnostikuese e cila vlerëson gjendjen shëndetësore të muskujve dhe qelizat nervore që i kontrollojnë ato, të njohura si neurone motorike. Ato transmetojnë sinjale elektrike që i bëjnë muskujt e trupit të njeriut të kontraktohen dhe të relaksohen.

Një EMNG i përkthen këto sinjale në grafikë ose numra duke ndihmuar mjekët të realizojnë diagnostikimin. Prof. Dr. Omer Karadas në Spitalin Memorial, thekson se EMNG kryhet kur keni simptomat e ndjesisë së shpimit në lëkurë, mpirje, dobësi muskulare, dhimbje apo ngërçe të muskujve, paralizë ose kontraktim të pavullnetshëm muskulor.

Rezultatet e ekzaminimit dalin brenda 24 orëve. Memorial është i vetmi spital në polin e jugut të vendit që kryen këtë ekzaminim duke përdorur jo vetëm teknologjinë e fjalës së fundit, por mbi të gjitha konsultën me profesorin e njohur të neurologjisë në Turqi.