Deputeti i Partisë Socialiste, Petro Koçi, e konsideron jo dinjitoze për Berishën faktin që arriti deri aty sa u përjashtua nga Lulzim Basha.
“Basha, po të ishte lider nuk do e merrte këtë vendim pas presionit të gjatë dhe intensiv të SHBA, por ta ndërmerrte sapo Berisha u shpall ‘non grata’. Edhe Berisha do duhej të largohej vet nga politika. Të përjashtohesh nga Basha është jo dinjitoze për të”, ka shkruar Koçi.