Milani rikthehet nesër në Champions League pas një mungese të gjatë. Debutimin e bën me një rival historik, me të cilin ka kujtime të vështira për t’u përtypur, Liverpoolin. Stefano Pioli, trajneri i kuqezinjve, u prononcua për mediet para kësaj sfide. “Të gjithë përvojat tona na kanë shërbyer për t’u rritur, për të bërë gabime, për të punuar në to dhe për t’u përmirësuar. Mendoj se fillimi i sezonit po tregon se ekipi e ka kuptuat se si t’i interpretojë ndeshjet. Tani niveli është rritur dhe është një mundësi e madhe për të treguar se jemi edhe ne këtu.

Dëmtimi i Ibras? Ai do ishte titullar. Një inflamacion në tendinë mund të ndodhë pas një periudhe 4-mujore pa luajtur. Shpresonim që do të luante dhe ai u përpoq, por kishte dhimbje. Është e kotë të rrezikojmë, kemi shumë ndeshje pas asaj që luajmë nesër. Mendoj për Milanin me Zlatan në fushë dhe kjo është ajo që të gjithë duam. Kemi shumë zgjidhje të mundshme. Janë gjëra që ndodhin këto dhe jemi të përgatitur. Do të zgjedh një mes Rebic dhe Giroud, por jemi të mbuluar. Më vjen keq për Zlatan, por do ta shohim përsëri së shpejti.

Si në të gjitha ndeshjet, ne jemi përgatitur, Jam i apasionuar pas futbollit anglez, e njoh Liverpoolin dhe i kemi studiuar ata. Është e vërtetë që shumë prej lojtarëve tanë nuk kanë luajtur kurrë në Champions League, por fusha është gjithmonë fushë. Kemi arritur këtu me mënyrën tonë të lojës, me entuziazmin dhe energjinë tonë. Do kemi nevojë për këto edhe nesër. Nuk mendoj se ka ndonjë ndeshje të lehtë. Grupi është shumë i vështirë, kundërshtarët janë konkurrues dhe luajnë prej vitesh në kompeticionet europiane. Ne duam të fillojmë të shkruajmë historinë tonë nga nesër.

Të hënën Olivier nuk ishte mirë, dy ditët e fundit ka qenë më mirë. Nuk i ka 90 minuta në këmbë për këtë nivel. Pushimi për dy javë të bën të humbësh diçka. Gjithsesi ai është mirë. Rebic nga ana tjetër vjen nga një paraqitje shumë e mirë në kampionat dhe na jep shumë cilësi. jam i sigurt që kushdo që luan nga fillimi dhe kushdo që futet pastaj, është gati”.