Procesi për zhvillimin e planeve kombëtare të veprimit për bujqësinë familjare në vendet e zgjedhura në Evropë dhe Azinë Qendrore ka filluar me mbështetjen e Organizatës e Kombeve të Bashkuara për Ushqimin dhe Bujqësinë (FAO). Planet e veprimit do të sigurojnë një kornizë specifike në Shqipëri, Kirgistan dhe Republikën e Moldavisë, duke promovuar bashkëpunimin ndërinstitucional me synim avancimin e mirëqenies së fermerëve familjarë dhe t’i ndihmojë ato të bëhen aktorë për transformimin ekonomik, mjedisor dhe social siç është parashikuar nga Dekada e Kombeve të Bashkuara për Bujqësinë Familjare UNDFF 2019–2028.

Në një njoftim për shtyp FAO bën të ditur se, planet e veprimit do të trajtojnë bujqësinë familjare nga një perspektivë historike duke mbështetur integrimin e çështjeve lidhur me bujqësinë familjare në politikat dhe strategjitë kombëtare për ushqimin dhe sektorët më të gjerë bujqësorë, socialë dhe mjedisorë, ekonomikë dhe të zhvillimit rural. Në të tre vendet, plani i veprimit do të zhvillohet përmes një procesi gjithëpërfshirës.

“Fermat familjare janë të shumëllojshme dhe kjo qasje e plotë duhet të sigurojë që të gjitha çështjet të adresohen dhe të dëgjohen të gjithë zërat për planet e veprimit kombëtar, duke e bërë atë një mjet të fuqishëm për transformimin e qëndrueshëm të sistemeve ushqimore dhe zonave rurale,” tha Viktorya Ayvazyan, specialiste e FAO-s për zhvillimin rural.

Planet e veprimit, përfshirë rekomandimet specifike për të mbështetur zbatimin e tyre, pritet të jenë gati deri në fund të vitit 2022 dhe do të shtjellojnë tema të tilla si rinia rurale dhe qëndrueshmëria e brezave në bujqësinë familjare; barazia gjinore; qasja, menaxhimi dhe përdorimi i tokës dhe burimeve të tjera natyrore; përfshirjen socio-ekonomike dhe elasticitetin e fermerëve familjarë, familjeve rurale dhe komuniteteve. Ata gjithashtu duhet të sigurojnë që bujqësia familjare dhe përparimi i zonave rurale të lidhet dhe të kontribuojë në zbatimin e Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm (SDG). “Fermerët familjarë kanë një kontribut shumëdimensional në zhvillimin e qëndrueshëm; prandaj, një kornizë gjithëpërfshirëse dhe koherente e politikave që u mundëson atyre të realizojnë këtë potencial në mbështetje të drejtpërdrejtë të arritjes së Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm,” shtoi Ayvazyan.