Për lëkurë të pastër, të butë dhe të bukur, ndonjëherë thjesht duhet të kontrolloni kuzhinën tuaj! 6 maskat e mëposhtme mund t’i përgatisni fare lehtë në kushte shtëpie dhe mund t’iu ndihmojnë për parandalimin dhe zhdukjen e akneve, por edhe për t’i dhënë lëkurës tuaj butësi dhe shkëlqim:

1. Rrushi

Ndoshta nuk e keni menduar kurrë, por rrushi mund të ndihmojë në trajtimin e akneve. Sipas një artikulli të publikuar në Prill 2016 në Avancimet në Dermatologji, resveratroli në lëkurën e rrushit të kuq mund të shfaqë aktivitet baktericid kundër akneve. Prandaj, merrni pak rrush të freskët nga frigoriferi dhe përdoreni si pastrues fytyre. Më pas lajeni fytyrën me ujë të ftohtë.

2. Maskë fytyre me kastravec

Kastravecat mund të kenë një efekt qetësues në fytyrë, duke zvogëluar acarimin, ënjten dhe dhimbjen. Po ashtu, mund të lehtësojnë inflamacionin e lidhur me aknet. Për të bërë maskën duhet një kastravec, një filaxhan tërshërë dhe një lugë kos për të formuar një pastë. Maska duhet të veprojë në fytyrë për 30 minuta e më pas të shpëlahet.

3. Maskë e thjeshtë me mjaltë

Mjalti ka shumë veti shëruese. Sipas një artikulli të botuar në gusht 2016 në “Journal of Central Asian of Global Health”, studimet in vitro sugjerojnë se vetitë antibakteriale të mjaltit mund të nxisin gjithashtu shërimin e djegieve dhe infeksioneve të plagëve, dhe të pengojnë rritjen e akneve. Para se të aplikoni këtë maskë, shpëlajeni fytyrën me ujë të ngrohtë. Pastaj aplikoni mjaltin dhe lëreni në lëkurë për 30 minuta. Shpëlajeni mjaltin me ujë të ngrohtë.

4. Maskë me maja birre dhe kos për lëkurë të yndyrshme

Edhe pse nevojiten më shumë kërkime, dëshmitë e publikuara në Prill 2015 në “International Journal of Women’s Dermatology” sugjeruan që produktet e qumështit të fermentuar si kosi mund të përmirësojnë shëndetin e lëkurës dhe të parandalojnë aknet. Për të bërë maskën, kombinoni 1 lugë maja birre me pak kos të thjeshtë për të krijuar një përzierje të hollë. Dermatologia Cook Bolden thotë: “Aplikojeni në të gjitha zonat e yndryshme dhe lëreni për 15 deri në 20 minuta. Shpëlajeni me ujë të ngrohtë; pastaj përdorni ujë të ftohtë për të mbyllur poret.”

5. Maskë me shafran indie

Përpara dasmës, gratë në Indi përdorin shafranin për një lëkurë sa më të bukur dhe të butë. Kjo pasi erëza ka veti antiinflamatore, antimikrobike dhe antioksiduese. Për më tepër, shafrani i Indisë ka aftësi për të përmirësuar ndjeshëm ashpërsinë e lëkurës si dhe aknet, sipas një artikulli të publikuar në Gusht të vitit 2016 në “Phytotherapy Research”. Për të bërë maskën duhet 1\2 filxhan miell qiqre, 2 lugë me shafran indie, pluhur druri sandali dhe gjalp (ose vaj bajameje). Më pas përbërësit duhen përzier me ujë për të formuar një pastë. Maska duhet lënë në fytyrë për 5 deri në 10 minuta.

6. Maskë me tërshërë

Karakteristikat anti-inflamatore të tërshërës janë qetësuese dhe lehtësojnë acarimin e lëkurës, sipas hulumtimit të botuar në Janar të vitit 2015 në “Journal of Drugs and Dermatology”. Për të bërë maskën duhen 2 lugë tërshërë, 1 lugë sodë buke dhe ujë sa për të formuar një pastë.