Mazhoranca socialit ka një objektiv mjaft ambicioz për pak më shumë se 1 vit qeverisje në mandatin e ardhshëm. Në programin qeverisës kanë shpalosur synimin që të implementojnë reformën ligjore dhe institucionale të ndërmarrë përgjatë vitit 2020.
Qeveria parashikon përmbylljen e procesit 30-vjeçar të ndërtimeve pa leje, duke u zotuar që brenda vitit 2022 asnjë banesë shqiptare që përmbush kushtet të mos mbetet pa u legalizuar.