Punësimi në sistemin bank i është rikthyer ritmeve të rritjes. Të dhënat nga Banka e Shqipërisë bëjnë të ditur se, në fund të muajit qershor të këtij viti, sektori bankar shqiptar punësonte 6551 individë. Krahasuar me një vit më parë numri i të punësuarve është rritur me 2.7%.
Në vendin tonë operojnë 12 banka tregtare dhe 414 degë dhe agjenci financiare. Bankat po vijojnë zgjerimin e infrastrukturës për ofrimin e shërbimeve të automatizuara të pagesave. Sipas BSH-së, numri i bankomateve arriti në 754 të tilla, me rritje 2.2% që nga fillimi i vitit dhe me 6.5% krahasuar me një vit më parë.