Disa zona do të mbesin pa energji ditën e nesërme në Tiranë, si pasojë e punimeve që po kryhen në rrjet. OSHEE bën me dije se do të mbesin pa energji elektrike nga ora 09:00 deri në orën 15:00 pjesërisht fshati Picall dhe antenat e kompanive telefonike në kodër Picall

Nga ora 10:00 deri në orën 16:00 energjia do të shkëputet në rrugën “Irfan Tomini”. Ndërkohë nga ora 12:00 deri në orën 15:00, do të mbesë pa drita pjesërisht Rruga “Esat Mekuli” pranë ish-fushës së Aviacionit.