Gazeta Metro mëson së Qeveria e Kosovës tashmë e ka njoftuar qeverine amerikane se po e refuzon përfundimisht projektin investiv që do ta lidhte Kosovën me gaz-përçues. Administrata Biden ka ndarë edhe zyrtarisht 200 milionë dollar grant pa kthim për këtë investim.
Administrata e Presidentit Biden më 2021 kishte futur edhe Kosovën në buxhetin e agjensionit federal MCC, ku ishte paraparë që Kosova të përfiton 200 milion dollarë të pakthyeshme për të ndërtuar gaz-përquesin në drejtim të Maqedonisë Veriore dhe Greqisë, ku pastaj do të lidhej më rrjetin TAP (Trans-Adriatic Pipeline) apo me burime tjera. Nga ekspertë të ndryshëm ky projekt është parë edhe si projekt i diversifikimit të infrastrukturës së gazit nga monopoli rus në Ballkan.
Qeveria Amerikane tashmë kanë shpenzuar afër 7 milionë dollarë për shpenzimet e studimeve të fizibilitetit për gaz-përquesin. Sipas një njoftimi dërguar Kongresit më 2019, MCC ka kërkuar 6.9 milionë dollarë për shpenzimet e studimeve dhe përpilimit të projekteve në Kosovë ku dy projektet kryesore ishin ndërtimi i infrastrukruës së gazit për Republikën e Kosovës. Ky njoftim gjendet në faqen e Final Kosovo Compact të MCC.
Në një letër të datuar me 26 gusht 2020 drejtuar ish Kryeministrit Hoti, Nënkryetari i MCC Jonathan Bruks ka kërkuar që Kosova të përzgjedh projektet e dëshiruara për kompakt, duke u bazuar në studimet amerikane. Qeveria e Kosovës ka konfirmuar se gaz-përquesi është projekt interesit strategjik dhe tash e një vit pala amerikane, përfshi njësiti ushtarak i Army Corps of Engineers, ka qenë i përfshirë në planifikimet për gaz-përques. E tërë kjo punë tash bjen në ujë për shkak të rrefuzimit të qeverisë Kurti. Ministrja Rizvanolli në një konferencë për shtyp ka deklaruar se vendimi final nuk është marrë, por sipas burimeve të Gazetës Metro, kjo duket se nuk është e vërtetë.
Projekti i gaz-përquesit amerikan ishte edhe pika kryesore e diskutimeve në mes të Qeverisë Amerikane dhe Qeverisë së Kosovës tash e disa muaj, ndërsa edhe Qeveria e Greqisë kishte shprehur dëshirën të ndihmonte Kosovën në këtë projekt. Vendimi final i Presidentit Biden për shpërndarjen vjetore të këtij grant për Kosovën gjendet në faqen MCC.
Sipas agjencionit te lajmeve DTT, Kryeministri i Kosovës Albin Kurti është takuar me 13 korrik me ministrin e Greqisë Nikos Dendias për të shpejtësuar bisedat rreth gazit që do vinte potencialisht nga porti i Aleksandropulos në Greqi për në Prishtinë, në këmbim të njohjes së Greqisë. Sipas faqës së Kryeministrit të Kosovës, Kurti me 9 korrik ka zhvilluar biseda edhe me Ambasadorin Amerikan në Athinë Geoffrey Pyat, rreth cështjes së gazit dhe energjisë. Pas këtyre zhvillimeve në prapaskenë, ishte vetë Presidenti i Serbisë që pat deklaruar se “njohja e Kosovë nga Greqia do të ishte lajm shume i keq për Serbinë”.
Por tani duket se cdo gjë ka marrë fund. Pas disa paraqitjeve televizive të Haki Abazit, deputet i Vetëvendosjes si dhe Ministres se Ekonomisë Artane Rizvanolli, ku u shprehën shume skepticizëm për planet investime amerikane, Gazeta Metro mëson ekskluzivisht nga një anëtar i ekipit negociues të Kosovës, se Kurti tashmë ka njoftuar palën amerikane se Kosova rrefuzon edhe formalisht investimet amerikane në gaz-përques.
Në të njejtën kohë, Bordi i përkohshëm i drejtorëve i Korporatës Energjetike të Kosovës KEK i emëruar nga Kurti, në një mbledhje jashtë syve të pubklikut të datës 19 gusht, ka marrë vendim për pregaditjen e “draft dokumentit teknik lidhur me Termocentralin Kosova A, përkatësisht pregaditjen e letrës për shprehje të interesit lidhur me rindërtimin e Kosova A”. Nje vendimi i tillë i Qeverisë së Kosovës shkon ndedh me kërkesat amerikane dhe europiane për dekomisionimin e Kosovës A.
Plani i Qeverisë Amerikane prezantuar qeverisë së Kosovës ka qenë që në fazën tranzitore, gas-përquesi amerikan të ofron gaz edhe për një termocentral të ri me gaz që do të ishte më i lirë se investimet tashmë të ndaluara nga BE të gjenerimit të energjisë me thëngjill. Këto plane të Vetevendosjes për ri-kthimin e thëngillit dhe investimin në termocentralin më të vjetër në Ballkan, janë kundërshtuar rreptësisht nga Komuniteti Energjetik.
Në një intervistë për Kallxo.com, në korrik të 2021, Janez Kopač Drejtori i Komunitetit Energjetik ka porositur Kosovën se “nuk ka asnjë ardhmëri për termocentrale me thëngjill”dhe se Kosova e ka “ajrin më të ndotur për kokë banori në Evropë.” Bashkimi Europian që më 2012 ka konfirmuar se do të finanson dekomisionimin e Termocentralit Kosova të vjetër 50 vjet. Zyrtari i BE në I angazhuar në këtë process pat deklaruar për portalin SE Times se “BE do të ndihmon Kosovën finansiarisht për dekomisionimin e Kosova A, nëse respekton afatet dhe obligimet ndërkombëtare”. Mos-respektimi këryre obligimeve me vendimet e fundit të Qeverisë së Kosovës pritet të acaron marrëdhëniet edhe me SHBA-të edhe me BE-në.
Termocentrali Kosova A ka 5 njësi, të ndërtuara gjatë 1960-tave Për momentin, vetëm njësitë A3 dhe A5 operojnë, deri sa njësia A4 është jasht prodhimit nga Prilli 2009 për shkak të problemeve në transformator, deri sa njësitë A1 dhe A2 nuk janë në përdorim për një kohë të gjatë. Termocentrali që ka tejkaluar gjysmë shekulli operimi, tani më ka të gjitha afatet e jetëgjatësisë të tejkaluara dhe sipas një numër raportesh, duke përfshirë edhe ato të Bankës Botërore, Kosova A është ndër ndotësit më të mëdhenj në Evropë.
Lajmi për rindërtimin e Kosova A gjendet këtu: https://kosovo.energy/kek-vazhdon-procedurat-per-rindertimin-e-termocentralit-kosova-a/
Një zyrtar i Qeverisë së Kosovës i përfshire në negociatat me MCC tashmë ka konfirmuar Gazetës Metro se “Kryeministri Kurti ka bërë me dije se ka frike nga gaz-përquesi amerikan dhe se nuk ka asnjë element ekonomik apo politik që nuk është i favorshëm për Kosovën. Frika e vetme e Kryeministrit është se me këtë investim do të fuqizohej mundësia e kushtëzimit për marrëveshje finale në dialog. Kështu ky projket tashmë është pranë dështimit për arsye që nuk kanë të bëjë fare me interest gjeostrategjike dhe ekonomike të Kosovës”. Ky burim që është I përfshirë në diskutimet prezente poashtu ka reaguar ndaj pohimeve se gaz-përçuesi do të kushton 3 miliardë: “kjo është nonsens finansiar. Gaz-përquesi kushton më pak se 100 milion ndërsa lidhja e cdo shtëpie në Kosove me gaz kushton 3 milardë. Por këto lidhje dhe këtë rrrjetizim e bën sektori privat sipas interesit dhe nevojës. Ka një tendencë të përdhoset projekti amerikan me pohime që thjeshtë nuk janë të vërteta. Dihet kosto shumë mire por dihet edhe kostoja se cka ndodhë nëse Kosova mbetet e varur përjetësisht nga thëngjilli”.
Mbetet të shihet reaksioni i palës amerikane si dhe BE-se ndaj planeve të Vetevendosjes qe e kthejne në pikën zero ndihmen edhe gjatë administratës Biden por edhe asaj Trump, që kishte futur “diversifikimin energjetik” në Marrëveshjen e Uashingtonit.