Kryeministri Edi Rama prezantoi para Kuvendit programin qeverisës për mandatin e tretë, program i cili u diskutua dhe debatua mes deputetëve mes deputetëve të opozitës dhe mazhorancës. Ministrja e Kulturës, Elva Margariti foli për projektet e qeverisë në 4 vitet e ardhshme si dhe ju përgjigj opozitës për projektet. Margariti tha se projektet nuk janë në 3D.
“Mbrëmë ne përuruam Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit. Nuk ishte 3D, artistët nuk ishin virtualë. Dhe ajo e djeshmja ishte dëshmia e qartë që jo vetëm mbajmë premtimet e dhëna por shkojmë më larg sepse dimë të vëmë standarde”- tha Margariti.