Mund të jetoni në një qytet që nuk e keni zgjedhur, por atje ju ka rënë fati të jetoni. Në fakt disa shenjës astrologjike ja cilat qytete botërore ju përshtaten edhe me karakterin e me shenjës e horoskopit.

Dashi: Paris

Parisi është një qytet gjithë kohës në lëvizje dhe për ketë gjë ka më shumë nevojë një dash. Ju personat e kësaj shenje jeni hiperaktivë, keni etje për aventura, eksplorime, shpejtësi dhe ndjesi të forta kështu që Parisi dinamik ju përmbush plotësisht. Gjithë kohës nën trysni dhe në lëvizje, ju keni nevojë për një vend me shumë aktivitete në mënyrë që çdo moment të merreni me diçka ndryshe.

Demi: Një qytet në Indi

Demat kanë nevoje për një vend të qetë për t’u ndier të përmbushur. Ju personat e kësaj shenje jeni të dashuruar me natyrën dhe nuk ju pëlqejnë qytetet gjithë kohës në lëvizje. Duke qenë të matur dhe të mençur, ju doni mjedise të qeta ku të gjeni paqen shpirtërore.

Binjakët: New York

Ju binjakët keni nevojë gjithë kohës të mësoni gjera të reja prandaj mund të bëheni edhe gazetarë shumë të mirë. Mjaft kureshtarë ju adhuroni vendet dinamike, ku nuk ndihet kalimi i moshës dhe mentalitetet janë të hapura. E ku ka më mirë se New York-u qyteti që ecën me shpejtësi të madhe përherë?

Gaforrja: Kudo mjafton që familja të jetë pranë

Ju gaforret jeni të vetmuara prandaj fokusoheni tek familja. Nëse i keni ata pranë ndiheni të plotësuar qoftë sikur të ndodheni: në fshat, në mal apo në një vend të humbur. Ju gaforreve nuk ju pëlqen shumë zhurma dhe qytetet stresuese dhe që të nxitin ankthin nuk i preferoni.

Luani: Miami, Los Angeles

Ju luanët ndiheni mjaft morë në qytetet me diell pasi dielli është ai që ju bën me humor të mirë dhe iu jep energji. Ju gjithashtu adhuroni qytete që t’i shëtisni, t’i shijoni sa më shumë dhe të ndiheni krenarë që jetoni në to prandaj Miami dhe Los Angeles janë idealët.

Virgjëresha: Bordeaux

Ju virgjëreshat jeni të fiksuara pas rregullit dhe organizimit dhe i shmangni qytetet shumë të mëdha. Përherë adhuroni qytetet moderne, por të rehatshme siç është Bordeaux në Francë.

Peshorja: Londra

Ju peshoret adhuroni qytetet kreative qe stimulojnë imagjinatën. Mjaft të qetë ju i shmangni vendet me energji negative dhe kërkoni një të tillë që t’iu mundësojë ruajtjen e entuziazmit natyral. Londra është qyteti me ngjyra, stil dhe që ofron ambient të këndshëm.

Akrepi: Një qytet i Skocisë

Ju akrepat jeni të papërshkrueshëm dhe misteriozë. Kjo është arsyeja pse ju pëlqejnë vende enigmatikë, disi të zymtë dhe pa ndonjë atmosferë të jashtëzakonshme. Qytetet skoceze janë fiks ata që bëjnë për ta.

Shigjetari: Cdo qytet i botës

Ju shigjetarët adhuroni të lëvizni dhe të zbuloni vende të reja në çdo moment. Ëndrra juaj më e madhe është të mos keni një jetë sedentare, por të jeni gjithmonë në lëvizje dhe të zbuloni civilizime të ndryshme. Ju keni etje të mësoni zakonet, traditat, gatimet apo gjuhët e çdo qyteti. Mjaft aventurierë dhe të thjeshtë perfektët për të jetuar më gjatë mund të jene edhe qytetet kanadeze dhe australiane, por jo për të qëndruar përgjithmonë.

Bricjapi: Roma

Ju bricjapët adhuroni historinë, monumentet e vjetra, muzetë dhe mbi të gjitha të shkuarën. Teknologjitë e reja dhe modernizmi nuk bëjnë për ju. Kryeqyteti italian është ai që ju përshtatet më tepër nga gjithë të tjerët.

Ujori: Tokyo

Të fiksuar pas gjërave të reja dhe futuriste, ju ujorëve ju përshtatet mjaft Tokyo. Në këtë qytet do zbuloni teknologjitë e reja, risitë në shkencë dhe në çdo gjë tjetër. Kureshtja që keni përherë në këtë vend do përmbushet.

Peshqit: Seychelle

Mjaft nervozë dhe të stresuar nga natyra ju peshqit keni nevojë për një vend të qete. Pse të mos zgjidhni një ishull të veçuar, me një ambient intim ku të kanalizoni gjithë energjitë që keni dhe të ndiheni edhe të mbrojtur përherë? Zgjidhni Seychelle pasi ai do ju përshtatet për mrekulli.