Kryeministri Edi Rama iu përgjigj akuzave për Ballkanin e Hapur ku Kosova nuk është pjesë duke e cilësuar këtë një vendim të nxituar. Ai u shpreh se Serbia mund të jetë populli më i madh në rajon, por jo në rast se shqiptarët janë të bashkuar. Rama theksoi se Serbia i detyrohet falje Kosovës për spastrimet etnike, por shtoi se për të arritur deri atje ka një rrugë më të gjatë. “Shtetet e rajonit përmes Ballkanit të Hapur hyjnë në një proces të ri. Në një rajon më të vogël këto shtete mësojmë, ushtrohen, përballen me vështirësi në mënyrë që kur të hyjnë në BE të kenë nxjerrë disa konkluzione. Ku është tradhtia këtu. Do përfitojë Serbia që është më e madhe. Serbia po qe puna për Ballkanin e Mbyllur, tregun e Kosovës e ka marrë të gjithin. Ne na intereson sa do fitojë Kosova bashkë me Shqipërinë.
Serbia është më e madhe por me ne të marrë veç e veç. Shqiptarët e marrë së bashku, bëjnë që serbët janë një nga dy popujt më të mëdhenj të Ballkanit. Një fjalë që në Kosovë e harrojnë sapo fitojnë zgjedhjet. Duke marrë njohjen. A duhet të kërkojë falje Serbia për spastrimin etnik. Po nuk e luan topi. Kjo nuk ka diskutim. Po si arrihet te kërkesa e faljes. Duke u izoluar prapa barrikadës së një lufte imagjinare po duke rënë dakord për gjëra që janë në dobi të mirëqenies ekonomike dhe të asaj që edhe këtu harrohet shpesh, që është faktorizimi ndërkombëtar I shqiptarëve si populli i fokusuar ndaj paqes.
Biem nuk biem dakord për Ballkanin e Hapur, dua që me Kosovën të punojmë ngushtësisht. Shqipërisë nuk mund t’i jepen leksione., Vendimet sovrane të dy popujve nuk duhen diskutuar. Ky mandat i tretë do jetë një periudhë e veçantë intensifikimi të marrëdhënieve me SHBA në fushën e mbrojtjes,. Kantieri në Kuçovë do jetë vetëm njëri nga disa shembuj të një epoke tjetër. Do shkojmë në Nju Jork dhe kam shpresë të kthehemi me një lajm për FA. I kemi kërkuar ta kthejnë atë në një akademi ekselence dhe do këmbëngulim për të marrë një përgjigje zyrtare që formimi akademik i ushtarakëve të bëhet në kushtet e ekselencës si në SHBA. Rezultatet e deritanishme të Policisë së Shtetit janë shumë më mirë se në 2013. Krahas digjitalizimit ne do të thellojmë edhe reformimin e policisë së shtetit për të fuqizuar akademinë e sigurisë dhe për të ulur moshën mesatare, duke ngritur edhe nivelin e pagave”, tha Rama.