Lionel Messi ishte protagonist mbrëmë në fitoren 2:0 të Paris Saint-Germain kundër Manchester City. Messi shënoi kundër Manchester City golin e tij të parë në fanellën e PSG. Fakt interesant është që ylli argjentinas veçse që shënoi golin e parë për PSG, ai po ashtu regjistroi golin e tij numër 27 kundër skuadrave angleze. Lionel Messi ka një rekord fantastik të golave kundër skuadrave si Manchester United, Arsenal, Chelsea e Liverpool. Më poshtë i gjeni rekordet e Messit kundër skuadrave angleze:

Arsenal – 6 ndeshje – 9 gola/ Manchester City – 7 ndeshje – 7 gola/ Manchester United – 6 ndeshje – 4 gola/ Chelsea – 10 ndeshje – 3 gola/ Tottenham – 2 ndeshje – 2 gola/ Liverpool – 4 ndeshje – 2 gola