Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ka njoftuar se do të ketë shkëputje të energjisë elektrike në datën 21 shtator në disa zona të Tiranës.
OSHEE njofton se me kërkesë të OST-së që do të kryejë remont në nënstacionin Traktora gjatë intervalit kohor 00:00 – 06:00, do të ketë shkëputje të energjisë pjesërisht në disa zona në kryeqytet.
Sipas OSHEE-së, do të ketë shkëputej të energjisë elektrike në zonën Kodra e Priftit, Shkozë, Rruga “Todi Shkurti” (pranë pallateve Grand), Zona pranë spitalit “Shefqet Ndroqi”, “Kodra e Kokonozëve”, Ish Parku Komunal, Pallatet prane Oxhakut te ish- shkolla e Bashkuar, Porcelani, Kodra e Metallve, Rruga “Pasho Hysi”, Kryegjyshata, Poligrafiku, Burgu 325, Shkoze(pjeserisht), Zona rreth Qytet Studenti”.