Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka reaguar pasi Dhoma Amerikane e Tregtisë publikoi sot Indeksin Vjetor për vitin 2020-2021. Në këtë raport, regjistrohet përsëri një rënie me 0.5 për qind e besimit të biznesit në Shqipëri. Në një postim në Twitter, diplomatja amerikane shkruan se ka një lidhje direkte mes sundimit të ligjit dhe biznesit. Kim thotë se me gjykata të pastra dhe me luftimin e vazhdueshëm të korrupsionit do të vijnë edhe më shumë investime nga ana e SHBA-ve në vendin tonë.
“Ekziston një lidhje e drejtpërdrejtë mes sundimit të ligjit dhe biznesit. Rregullat e qarta (përfshirë zgjidhjen përfundimtare të të drejtave të pronësisë), gjykatat e pastra dhe ndjekja e vazhdueshme e korrupsionit do të tërheqin më shumë investime amerikane dhe do t’i japin më shumë mundësi shqiptarëve drejt prosperitetit.”