Volumi i madh i ndërtimeve në kuadër të procesit të rindërtimi pas tërmetit të fortë që goditi vendin tonë më 26 nëntor të 2019-ës, por edhe një sërë investimesh në infrastrukturë, bënë që importi i materialeve të ndërtimit të vijojë të rritet. Referuar të dhënave të publikuara nga INSTAT mbi tregtinë e jashtme, gjatë 7-mujorit, importi i materialeve të ndërtimit dhe metaleve shënoi rritje me 4.8%. Në vlerë importet e materialeve të ndërtimit dhe metaleve në periudhën janar-korrik llogariten 60.3 miliardë lekë nga 44.5 miliardë lekë që ishin në të njëjtën periudhë të 2020-ës.

Nga Italia u importua edhe vlera më e madhe e kësaj kategorie. Sipas INSTAT-it, gjatë 7-mujorit u importuan rreth 14.4 miliardë lekë materiale ndërtimit dhe metale, ndërsa nga Turqia rreth 11.3 miliardë lekë.