Cristiano Ronaldo e ka kaluar Lionel Messin në listën e futbollistëve më të paguar në botë, duke u bërë lojtari më i paguar në vitin 2021 në tërë globin, sipas Forbes. Kalimi i majmë në Manchester United i ka ndihmuar Cristiano Ronaldos ta kalojë rivalin e vet të përbetuar, Lionel Messi, si futbollisti më i paguar në botë.

Forbes njoftoi se Ronaldo i fitoi rreth 106 milionë euro në vitin e fundit. Prej tyre 59 milionë euro pagë dhe 47 milionë euro të tjera nga sponsorët. Messi, i cili po ashtu ndërroi ekip në verë duke iu bashkuar Paris Saint-Germainit, është futbollisti i dytë më i paguar në botë me 93 milionë euro.

Bashkëlojtarët e tij Neymar dhe Kylian Mbappe renditen në vendet katër dhe pesë, përkatësisht. Por Ronaldo ngel mbrapa atletëve si Conor McGregor, Roger Federer, LeBron James dhe Tiger Woods në listën e përgjithshme të atletëve më të paguar në botë në vitin e fundit.