Ledion Liço është shkëputur totalisht nga jeta publike dhe të gjithë e ndjejmë mungesën e tij në ekran. Moderatori i njohur tashmë ka marrë rolin e drejtorit të përgjithshëm të kanaleve muzikore Radio Tv të Top Media, ku futet edhe Top Albania Radio. Duke qenë se mban një peshë mjaft të madhe mbi supe si drejtues, Ledioni ka vendosur që të shfaqet shumë rrallë në media. Ai zotëron një adresë të tijën në Instagram, por nuk publikon asgjë dhe e kemi parë në shumë pak raste në profilet e Sara dhe Lori Hoxhës.
Mirëpo së fundmi, ai ka qenë protagonist në një InstaStory të Sarës. Kjo e fundit ka vendosur dorën në qafën e bashkëshortit të saj duke sjellë për ndjekësit një pamje mjaft të ëmbël të jetës së tyre në çift. Me një shikim të përhumbur duket se fotoja është realizuar pa vëmendjen e Liços dhe mirë ka bërë pasi fansat ia kanë ndjerë mungesën prej kohësh. Pas shkëputjes nga ekrani, Ledioni i është përkushtuar më shumë familjes së tij. Kujtojmë se Sara Hoxha dhe Ledion Liço janë prindër të dy djemve, London dhe Roman, njëri 4 vjeç, ndërsa tjetri festoi para pak muajsh 1-vjetorin e lindjes së tij. /iconstyle.al