Sipas MeteoAlb: Pjesa e parë e ditës paraqitet me kthjellime në territorin shqiptar, ndërsa në zonat lindore do ketë vranësira kalimtare. POR pjesa e dytë e ditës sjellë shpeshtim të vranësirave në të gjithë vendin tonë por nuk priten reshje. Parashikohet që këto kushte atmosferike të mbeten deri mëngjesin pasardhës.

Temperaturat e ajrit rriten lehtë në mëngjes dhe mësditë duke luhatur vlerat ditore nga 12°C deri në 32°C. Era do fryjë mesatare me shpejtësi deri 35 km/h, nga drejtimi Veriperëndimor ndërsa në det të hapur krijohet dallgëzim 3 ballë.